Grupi për Rithemelimin e PD shkon në selinë blu, por ngelet pas dere
Grupi për Rithemelimin e PD-së ka mbërritur sot në selinë blu, por nuk kanë mundur të hapin derën.
Deputetët, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Tritan Shehu kanë provuar të hyjë nga dera kryesore e selisë blu, por portat nuk janë hapur! Më pas anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, provuan të hyjnë nga dyer e pasme të selisë, por pa ia dalë të hyjë në seli.
Pasi dështoi të hapë derën kryesore, deputeti tha para gazetarëve: “Nga është hyrja këtu? A jeni futur brenda ju? Mediat nuk futen brenda?! Hajde dalim nga hyrja tjetër andej”.
“Kjo seli me firmën time e të Sali Berishës ka qenë. Kam ardh për të hyrë në seli ku jam deputet prej sa vitesh e anëtar i kësaj partie që në themelim”, shtoi Noka.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte ardhur në seli për të provuar dyert, deputeti shtoi: “Kam ardhur për të hyrë në selinë e PD, ku jam deputet unë dhe zonjat e zotërinjtë prej viesh. Jam anëtar i kësaj partie që në themelim”.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



