E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupit kriminal i sekuestrohen pasuritë nga SPAK
Flash

Grupit kriminal i sekuestrohen pasuritë nga SPAK

Në njoftimin e SPAK thuhet se jane sekuestruar pasurite e shtetasit D.D. dhe familjarëve të tij D.S., B.A., A.H., L.V., dhe D.H., të gjithë nën hetim për pasuri të dyshuara si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Grupi në fjalë është dënuar më parë në Belgjikë për vepra penale si “vjedhje në formë të grupit të strukturuar kriminal”.

SPAK bëri me dije se një pjesë e sendeve me vlerë si ora, bizhuteri, monedha ari dhe automjete janë sekuestruar më parë gjatë kontrolleve të banesave, si pjesë e një kërkese për ndihmë juridike nga autoritetet belge.

SEKUESTRIMET

9 pasuri të paluajtshme (tokë, apartamente, prona të tjera)

1 subjekt tregtar: “Guard Security”

6 mjete motorike: 3 automjete dhe 3 motorë

Shuma monetare:

77,360 euro

2,055,000 lekë

1,150 paund britanik

52 orë dore luksoze

Mbi 35 bizhuteri

32 monedha ari

15 pajisje elektronike, përfshirë:

2 laptopë

5 iPad

8 kamera fotografike

Njoftimi: 
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.

Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës  për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.

Pasuri të sekuestruara:

  • Pasuri të paluajtshme: 9
  • Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)
  • Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)
  • Shuma monetare:
    • Euro: 77,360 €
    • Lekë: 2,055,000 lekë
    • Paund britanik: 1,150 £
  • Orë dore të markave të ndryshme: 52
  • Bizhuteri: mbi 35 copë
  • Monedha ari: 32
  • Pajisje elektronike: 15
    • Laptopë: 2
    • iPad: 5
    • Kamera/aparate fotografike: 8

Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.

Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.