E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grushtoi policin për një gjobë, shpallet  në kërkim 28-vjeçari
Lajme

Grushtoi policin për një gjobë, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Një incident i pashembullt ndodhi dje pasdite në Ksamil, ku një oficer policie dhe një qytetar u përfshinë në një përleshje fizike në rrugë pas një konflikti të papritur për një gjobë.

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim Lilo Mera, 28 vjeç, ndërsa vëllai i tij, i cili ishte i pranishëm dhe i përfshirë në ngjarje, është shoqëruar në komisariat.

Mera u konfliktua me një oficer të trafikut rrugor të Sarandës, pasi refuzoi të pranonin një gjobë për kundravajtje penale.

Debati filloi kur 28-vjeçari i mori nga dora pajisjen elektronike të gjobave oficerit dhe më pas e goditi me grusht.

Punonjësi i policisë, me inicialet A.K., 26 vjeç, reagoi, duke shkaktuar një përleshje fizike mes tyre, e cila zgjati deri në ndërhyrjen e oficerëve të tjerë që neutralizuan situatën e krijuar.

Menjëherë pas incidentit, vëllezërit Mera u larguan me automjet në një drejtim të panjohur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.