E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Guardian” zbulon si manipulohen qytetarët në Facebook në vendet e varfra, përmend edhe Shqipërinë: Profile ‘fake’ pranë anëtarëve të qeverisë prodhuan…
Publik News

“Guardian” zbulon si manipulohen qytetarët në Facebook në vendet e varfra, përmend edhe Shqipërinë: Profile ‘fake’ pranë anëtarëve të qeverisë prodhuan…

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të sulmuar kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar për prova keqbërëse.

facebook

Gazeta prestigjioze “Guardian” ka parë një dokumentacion të gjerë të brendshëm që tregon se si Facebook trajtoi më shumë se 30 raste në 25 vende të sjelljes politikisht manipuluese që u zbuluan në mënyrë proaktive nga stafi i kompanisë.

Hetimi tregon se si Facebook ka lejuar abuzime të mëdha me platformën e saj në vendet e varfra, të vogla dhe jo-perëndimore në mënyrë që t’i jepet përparësi adresimit të abuzimeve që tërheqin vëmendjen e medias ose prekin SHBA dhe vendet e tjera të pasura.

Kompania veproi shpejt për të adresuar manipulimin politik që prek vende të tilla si SHBA, Tajvani, Koreja e Jugut dhe Polonia, ndërsa lëvizte ngadalë ose aspak në vende si në Afganistan, Irak, Mongoli, Meksikë dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine.

“Facebook” u zotua të luftojë manipulimin politik të mbështetur nga shteti në platformën e saj pas fiaskos historike të zgjedhjeve amerikane 2016, kur agjentët rusë përdorën llogari të rreme në Facebook për të mashtruar dhe përçarë votuesit amerikanë.

Por kompania ka dështuar në mënyrë të përsëritur për të ndërmarrë veprime në kohë kur u paraqitën prova të manipulimit të shfrenuar dhe abuzimit të mjeteve të saj nga udhëheqësit politikë në të gjithë botën.

Gazeta shkruan se dhjetëra faqe të rreme kanë shtrembëruar ligjërimin politik, përfshirë Shqipërinë, Meksikën, Argjentinën, Italinë, Filipinet, Afganistanin, Korenë e Jugut, Bolivinë, Ekuadorin, Irakun, Tunizinë, Turqinë, etj.

Më tej thuhet se në disa raste, Facebook nuk ndërmori ndonjë veprim.

“Një hetues i inteligjencës së kërcënimeve gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente jo-autentike, ishte i lidhur me individë në qeveri dhe nuk ndërmori asnjë veprim”, shkruan më tej gazeta.

“Në mënyrë që të manipulohet debati publik, në FB janë krijuar ato që njihen si “angazhime” të rreme që i referohen pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe reagimeve nga llogari false në Facebook”, shkruan më tej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.