Guardiola do te Manchester City mbrojtësin që kushton më shtrenjtë se Van Dijk
Me largimin e Vincent Kompany drejt Anderlechtit, Pep Guardiola ka piketuar Harry Maguire, mbrojtësin e Leicester Cityt, si numrin 1 të përforcimeve të sezonit të ri.
Klubi anglez i Leicesterit nuk dëshiron largimin e Maguire, i cili vetëm shtatorin e shkuar firmosi kontratën e tij të rinovuar me 5 vjet të tjera qëndrimi.
26-vjeçari i Kombëtares së “Tre Luanëve” ka “bekimin” e Guardiolës për t’u konvertuar në një prej lojtarëve të kampionëve të Anglisë.
Manchester Cityt për të marrë shërbimet e tij do t’i duhet të shpenzojnë një shifër më të lartë sesa kostoja e operacionit të Liverpoolit për Virgil Van Dijk, prej 75 milionë paundësh, duke parë moshën talentin dhe kontratën aktuale të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



