E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guardiola kërkon të marrë drejtimin e gjigandëve në Serie A
Publik News

Guardiola kërkon të marrë drejtimin e gjigandëve në Serie A

Sipas raportimeve të fundit nga tabloidi britanik “The SUN”, presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, beson se Guardiola është trajneri ideal për ta ngjitur Juventusin në majë të Europës.

Zërat për afrimin e ish-trajnerit të Barcelonës vijnë menjëherë pas raportimeve të shumë gazetave se Juventusi është gati ta rikthejë ishin e tyre, Massimiliano Allegrin, i cili momentalisht është pa skuadër.

Ardhja e Guardiolës bëhet më e mundshme pasi 49-vjeçari flet rrjedhshëm gjuhën italiane dhe dëshiron që të nisë një aventurë të re në Serie A.

Guardiola u përfol edhe gjatë verës së kaluar që ishte pranë Juventusit, por drejtuesit e 35 herë kampionëve italianë zgjodhën Sarrin para tij.

Në rast se arritjes së marrëveshjes, Guardiola në Torino do ta gjente Cristiano Ronaldon, me të cilin do të punonte për herë të parë së bashku.

Kujtojmë që Guardiola ka fituar dy herë Champions League me Barcelona në 2009 dhe 2011. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.