E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guvernatori Gent Sejko:  Inflacioni   8%  niveli  më i lartë i regjistruar që nga 1998
Publik News

Guvernatori Gent Sejko: Inflacioni 8% niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998

Për familjet e bizneset, sfidë për kostot e jetesës e planet afatgjata

Guvernatori Gent Sejko në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se BSH e konsideron rrezik primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social, nivelet e larta te inflacionit.

“Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit.

BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social.

Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%”, theksoi Sejko.

Fjala e Guvernatorit:

Inflacioni në Shqipëri shënoi rritje të shpejtë në 2022 duke arritur në 8% gjatë 3 mujorit të tretë, niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998.

Ndonëse inflacioni i ulët nën konstanten rajonale e evropiane dhe cmimet e rregulluara te energjisë për familjet baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflaciooni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%.

Artikujt e shportës me normë më të lartë inflacioni nuk janë vetëm mallra e shërbime me origjinë importi por dhe produkte që vlerën e shtuar e gjenerojnë në vend.

Për qeveritë tensioni ekopnomik e social që sjell inflacioni mbi shtreasat më të varfra atrikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale.

Plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik sa kohë financat publike janë nën presioni e pasigruisë per të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit.

Poletika monetare mbetet e ndërgjegjshme për balancën delikate për kontrollin e inflacionit dhe zbutjes së luhatjes ekonomike.

Për tregjet e ndërmjetësin fianciar nivelet e larta te inflacionit tentojnë të shoqërohen me rritje të pasigurisë dhe rishikim të strategjive të tyre të zhvillimit.

Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit.

BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social.

Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%.

Masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiarë të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.