E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Guvernatori i Linda Ramës, kritikon opozitën/ Me djegien e mandateve destabilizoni ekonominë
Lajme

Guvernatori i Linda Ramës, kritikon opozitën/ Me djegien e mandateve destabilizoni ekonominë

Duket se një nga strategjitë e Edi Ramës për të përpunuar opinion publik, pas hapit radikal të opozitës për të braktisur përfundimisht parlamentin është edhe ajo për të ngjallur frikën e një kolapsi të mundshëm ekonomik.

Flasin për trembje të investitorëve të huaj dhe investimet, ndërkohë që në këto 5 vite e gjysmë, pikërisht kjo qeveri i ka mbajtur ato larg në të gjitha mënyrat.

Në funksion të kësaj strategjie ka nisur në media një fushatë e paprecedentë, sipas së cilës lëvizja e fundit e opozitës pengoka reformat ekonomike.

Këtij korri i është bashkuar ditën e sotme, edhe guvernatori ‘I pavarur’ i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili ka deklaruar se situata aktuale politike, do të dëmtojë dhe ekonomikë shqiptare. Madje guvernatori shkon deri aty, sa që i bën thirrje opozitës që të krijojë stabilitet politik, në mënyrë që të vijojnë reformat dhe rritja ekonomike.

‘Çdo destabilizim politik sjell efekte në një ekonomi. Ne si Bankë e Shqipërisë kërkojmë stabilitet që rritja ekonomike dhe reformat të vijojnë’, thotë  Sejko.

Kjo deklaratë e tij duket fiks sikur ka dalë nga fjalimi i mbrëmshëm i kryeministrit Rama, i cili thoshte se protestat e dhunshme të ndërmarra nga opozita do të pakësojnë numrin e turistëve që vizitojnë vendin tonë dhe do stopojë investimet e huaja.

Ky guvernator që shpall opozitën si rrezik për ekonominë shqiptare e cila nuk ka pasur asgjë në dorë këto 5 vite e gjysmë dhe që nga dje ka vetëm ‘çelsat e kashtës’, është i njëjti që në kundërshtim me çdo ligj dhe Kushtetutën, ka licensuar një bankë me kapital të dyshimtë offshor (ABI Bank) prapa së cilës qëndron familja Rama, sipas akuzave të opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.