Guvernatori Sejko thotë se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% : Presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme, faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin e 3.25%.

Në një deklaratë, Sejko theksoi se qëndrimi i politikë monetare është konsistent, ndërsa theksoi se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve.
“Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25% të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin e 4.25 % si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 2.25 %
Këshilli verën se qëndrimi i politikë monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë.
Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve dhe se balanca e rreziqeve qëndron në kahun e sipërme
Këshilli mbetet i gatshëm për të vazhduar procesin e normalizimit të politikës monetare nëse kjo mase do të konsiderohet e nevojshme për kontrollin dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve”, tha Sejko.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



