E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit Baton Haxhiu: Sali Berisha s’më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën! S’kam ça i them
Publik News

Habit Baton Haxhiu: Sali Berisha s’më ka pëlqyer kurrë si politikan, ama sot i jap dorën! S’kam ça i them

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu me sa duket është dorëzuar në qëndrimin e tij kundër Sali Berishës, duke u shprehur i befasuar nga protesta e sotme e opozitës.

Ai tha në “Opinion” se nuk e pëlqen Berishën si politikan, por sot nuk ka çfarë t’i thotë më dhe i jep dorën, pasi është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.

“Një fjalë e kam. Ia jap dorë. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time.
Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, tha analisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.