E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit  Kryemadhi për largimin e Grida Dumës nga parlamenti: Me çfarë do paguajë dritat GRIDA?!
Lajme

Habit Kryemadhi për largimin e Grida Dumës nga parlamenti: Me çfarë do paguajë dritat GRIDA?!

Deputeti paguhet sa një përgjegjës i zyrës së postës.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me largimin e Grida Dumës nga posti i deputetes.

Kryemadhi deklaroi në Euronews, se rroga e një deputeti sot është sa ajo e një përgjegjësi zyre të postës dhe nuk mjaftojnë për të përballuar shumë shpenzime.

“Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra.

Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën? Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë,” – u shpreh Kryemadhi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.