E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdari i Kuçovës kallëzohet sërish në SPAK!
Lajme

Hajdari i Kuçovës kallëzohet sërish në SPAK!

Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është kallëzuar sërish në SPAK, për shkak të abuzimeve me dhënien e tenderëve të bashkisë.

Me anë të një psotimi në rrjetin social “Facebook”, Llangozi deklaron se Hajdari është bërë palë me krimin e organizuar dhe se ju kënaq orekset financiare, duke ju dhënë tendera korruptiv.

Avokati sqaron se kallëzimi i dorëzuar në SPAK ka të bëjë me një tender për ‘pastrimin e qytetit’, të cilin Hajdari ja ka dhënë nipit të paraardhësit të tij në bashki.

“Kreshnik Hajdari padyshim është kryetari i bashkisë Kuçovë i cili përdoret nga grupet kriminale. Ai është bërë palë me krimin e organizuar dhe  ju kënaq orekset financiare, duke ju dhënë tendera korruptiv të cilët do t’jua sqarojmë si në vijim.

Hajdari i ka dhënë një tender një kompanie e cila ka lidhje me ish kryetarin e bashkisë së më parshëm Selfo Kapllanin. Pastrimin e qytetit Hajdari ja ka dhënë djalit të vëllait (nipit) të ish kryetarit të bashkisë Selfo Kapllani.

Vlera e këtij tenderi arrin afërsisht në 1.5 miliardë lekë dhe kontrata është për 4 vjet, burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Kuçovë.

Sipas bashkisë Kuçovë aplikimi i kontratës shumëvjeçare, garanton dhe siguron efektivitet në lidhje me shpejtësinë e realizimit në kohë të shërbimit, si dhe qëndrueshmëri në kryerjen me cilësi të shërbimit (e provuar kjo nga kontratat e mëparshme që ka lidhur autoriteti kontraktor Bashkia Kuçovë për këtë shërbim me afat 4 vjeçar).

Por kush janë pronarët e kësaj kompanie, “Viola-Green SHPK”? “Viola-Green SHPK” është themeluar në vitin 2015. Ka si objekt pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve.

Kompania është në pronësi të Fatos Jaupit me 33% të aksioneve, Marsel Shega ka 34% të aksioneve dhe Sherif Kapllani 33% të aksioneve. Marsel Shega është administrator i kompanisë. Zyrat kjo kompani i ka në rrugën “Zhan d’ark” në Tiranë.

Sherif Kapllani  është djali i vëllait të Selfo Kapllanit, ky i fundit ka ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë Kuçovë deri në vitin 2019.

Në vitin 2018 Selfo Kapllani  i ka dhënë djalit të vëllait të tij tenderin e pastrimit të qytetit në mënyrë korruptive , në pabarazi në tendera dhe në konflikt të pastër të interesit.

Kallzimi i radhës është depozituar në “SPAK” kundër kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari , ish kryetarin  paraardhës z. Selfo Kapllani  të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe pabarazi në tendera”, shkruan Hajdari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.