Hajdari i Kuçovës merr mandatin, s’ka ripërsëritje të zgjedhjeve
Seanca e shyqrtimit të provave dhe pamjeve filmike nga ana e Kolegjit Zgjedhor për Bashkinë e Kuçovës ka përfunduar pas afro 10 orë diskutime. Trupa gjykuese ka vendosur të rrëzojë padinë e kandidatit Lefter Maliqi, për rihapjen e kutive të votimit në Kuçovë si dhe për ripërsëritjen e zgjedhjeve.
Kolegji hapi 18 kuti të cilat pretendohet se ishin jashtë këndit të vëzhgimit të kamerave, ku në 17 prej tyre u konstatuan mungesë të procesverbaleve origjinale, cënim të kodeve të sigurisë si dhe pati vota të pavlefshme. Lefter Maliqi në këtë seancë paraqiti prova se ka pasur qindra raste të votimit familjar dhe në grup.
Mirëpo Kolegji Zgjedhor vendosi që të njoh mandatin e Kreshnik Hajdarit në Kuçovë dhe të rrëzojë pretendimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Sipas trupës gjykuese, rinumërimin i 18 kutive nuk solli përmbysje të rezultatit apo diferencë votash në përputhje me procesverbali. Kreshnik Hajdarit iu hoqën 9 vota, ndërsa Maliqit 4 vota nga rezultati i mëparshëm.
Ndonëse demokratët prisnin që Kuçova të rihynte në zgjedhje si në rastin e Rrogozhinës, këtë herë nuk ndodhi kështu edhe pse beteja ligjore ishte këmbëngulëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



