E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdutët shqiptarë një problem i ri për publikun francez
Lajme

Hajdutët shqiptarë një problem i ri për publikun francez

Ministri i punëve të brendshme të Francës Collomb gjatë vizitës së tij në Shqipëri ngriti tri probleme shqetësuese për Francën. Problmet sipas tij ishin: azilkërkuesit shqiptarë, klandestinët shqiptarë, që nga Franca synojnë Anglinë dhe krimin e organizuar shqiptar në Francë. Ministri Collomb për arsye të kuptueshme nuk e përmendi dhe mediat e kazanit nuk e pyetën gjatë konferencës së shtypit me ngjyra sportive, që ai pati me kryeminsitrin Edvin edhe për lidhjet e bandave kriminale shqiptare me terroristët në territorin francez. Ministri nuk përmendi as bezdinë e kthyer në shqetësim që keqbërësit dhe kriminelët e vegjël shqiptar i shkaktojnë publikut francez.

Në këtë kontekst tipik është ky lajm nga qyteti i Ruenit. Në Ruen 2 azilkërkues shqiptarë kishin ardhur nga kampi i klandestinëve afër qytetit të Diepës. Ata kishin vjedhur me thyerje në 3 dhjetor 4 makina, para se të prangoseshin nga xhandarët francezë. Në gjykatë 2 hajdutët të quajtur Gladiol D. 23 vjec dhe Ardit L. 19 vjeç u dënuan me 4 dhe 5 muaj burg. Ata më pas do të dëbohen për në Shqipëri pa iu shqyrtuar deri në fund kërkesa për azil në Francë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.