Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e 65 mijë qytetarëve!
Hakerat iranian të “Home land Justice”, kanë publikuar sërish disa lista me të dhënat e qytetarëve shqiptar.
Në faqen në Telegram e cila pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mbi 65 mijëra emra qytetarësh.
Në listën e publikuar duken qartë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit dhe numri i telefonit.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë pauze që faqja në Telegram publikon të dhënat e hakeruar kohë më parë.
‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT.

Dokumenti disa faqesh është publikuar në rrjetin social “Telegram” dhe përfshijë të dhëna si numër ID, emër, mbiemër, gjini, vendlindje si dhe numrat celularë të qytetarëve.
Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkuan edhe “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



