E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerat publikojnë emailet e drejtorit të SHISH, Helidon Bendo
Lajme

Hakerat publikojnë emailet e drejtorit të SHISH, Helidon Bendo

Hakerat e “Homeland Justice”, që sulmuan sistemet dixhitale të Shqipërisë, vijojnë të publikojnë informacione mjaft të dëmshëm për shtetin shqiptar.
Së fundmi, ata kanë publikuar në “Telegram”, emailet e kreut të SHISH, Helindon Bendo, të cilat përmbajnë komunikime të brendshme, emra agjentësh, minuta të mbledhjeve me dyer të mbyllura dhe informacion mjaft sensitiv.

Më herët, hakerat publikuan listën e punonjësve të SHISH, ku gjendeshin emrat dhe pozicionet e punës, përfshirë agjentë të zbulimit dhe kundërzbulimit, të cilët kanë mbetur të ekspozuar dhe një pjesë janë “djegur” nga pozicionet që mbanin.
Hakerat kanë publikuar të dhënat personale të Bendos, të kryeministrit Rama, përfshirë udhëtimet e tyre, të dhënat e ID, etj.

Qeveria dhe kryeminstri kanë mohuar që hakerat të kenë marrë informacione sensitive, por publikimet e tyre të vazhdueshme sugjerojnë se ata kanë arritur të marrin informacione mjaft të dëmshme dhe përmasat e sulmit kanë qenë katastrofale.
Të dhënat e qytetarëve shqiptarë, të institucioneve dhe të shërbimit sekret janë ekspozuar, duke e nxjerrë shtetin shqiptar “lakuriq”.

Hakerat e “Homeland Justice”, i lidhin publikimet me faktin se Shqipëria strehon muxhahedinët e MEK në kampin e Manzës, të cilët kryejnë aktivitet për rrëzimin e regjimit në Iran. Në publikimin e fundit, ata thonë se çdo “organizatë qeveritare dhe jo qeveritare, që mbështet MEK, do të targetohet prej nesh”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.