E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerat sulmojnë disa faqe të lajmeve ruse
Lajme

Hakerat sulmojnë disa faqe të lajmeve ruse

Shumë faqe ruse të lajmeve janë goditur nga grupi i hakerave Anonymous. Lexuesit që hynë në agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass për ngjarjet në Ukrainë u tronditën këtë të hënë. 

“Të dashur qytetarë. Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në faqen e hakuar.

“Për disa vite do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është për ne? Për ta futur Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!” Nuk është e qartë se kush e ndryshoi faqen, por një logo e Anonymous ndoqi mesazhin dhe përfundoi me nënshkrimin: “Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe do të burgosen. Por nuk durojmë dot më… Gazetarë indiferentë të Rusisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.