Hakmarrja ndaj Llallës
Një emigrant aziatik kishte ndërtuar një biznes modest në nga vendet e kontinentit të madh. Kishte një ekonomi që i siguronte një jetesë të kënaqshme.
Fitimet e lejonin që disa herë në vit të shkonte dhe të argëtohej në një nga kazinotë më të mëdha të vendit duke u sistemuar në një hotel luksoz. Një herë i ndodhi një ngjarje që i ngacmoi temperamentin aziatik.
Në hotel ku qëndronte gjithnjë kishte mbetur vetëm një dhomë e vogël, të cilën e pranoi me që nuk kishte zgjidhje tjetër.
Në orën 20:00 të mbrëmjes, pasi ishte futur në dhomë dhe po bëhej gati të zbriste poshtë në kazino për të luajtur e lajmërojnë se duhet të largohet nga dhoma se këtë e kishte prenotuar më parë dikush tjetër.
Në realitet, kishte ardhur një milioner, klient i fuqishëm i kazinosë dhe menaxheri i hotelit gjeti si zgjidhjen më të përshtatshme sistemimin e milionerit në dhomën e emigrantit aziatik.
Aziatiku i ofenduar u nevrikos shumë dhe po mendonte si të hakmerrej pa rënë në sy. U ngjit në dhomë, ku ishte futur milioneri, mori plaçkat dhe u largua.
Më tej, u vendos poshtë dritares së dhomës së milionerit dhe çdo dhjetë minuta fillonte të gjuante me guriçka në xhamin e dhomës së tij duke e bezdisur që të mos e zinte gjumi.
Kjo vazhdoi gjatë derisa në mesnatë, kur milioneri i pagjumë dhe i inatosur doli në dritare dhe lëshoi prej andej një tullë të vogël që gjeti në parvazin e dritares për të larguar personin bezdisës.
Në këtë moment dëgjohet një ulurimë e tmerrshme. Personeli i hotelit shkojnë në dhomën e milionerit që ishte tërë gjak në fytyrë nga që kishte humbur veshin. Çfarë kishte ndodhur? Emigranti aziatik kur ishte futur në dhomën e milionerit për të marrë plaçkat kishte lidhur me një fije tullën mbi parvazin e dritares me veshin e milionerit, që në momentin kur ai kishte qëlluar me tullë mbi personin bezdisës në fakt i kishte këputur veshin e tij. Kjo njihet si anekdota e “hakmarrjes aziatike”.
***
Llalla u hoq në shenjë hakmarrjeje duke nxjerrë inatin e përplasjes që Llalla kishte pasur para disa muajsh, ngjarje që bëri bujë në të gjithë mediat ndërkombëtare.
Në këtë “përplasje” Llalla, pasi i ishte refuzuar gruas së tij viza për në SHBA, i kishte bërë me dije publikut se veprimi i refuzimit të vizës vinte nga që ai i kishte qëndruar fort një kërkese të tyre për të “arrestuar” një politikan shumë të rëndësishëm.
Llalla shkoi edhe më larg duke deklaruar se ky veprim vinte nga përfaqësues të interesave të Sorosit që kishin qenë shumë aktiv edhe për reformën në drejtësi. Tani kishte ardhur radha e hakmarrjes ndaj Llallës, gjë që ishte vënë re edhe nga indiferentizmi ndaj arrestimit të Tahirit dhe goditjes së klanit mafioz të Tahirit.
Kjo hakmarrje ishte menduar e fortë por me sa më e “ftohtë” pra me stil aziatik. U përdor misionet ndërkombëtare për të justifikuar teknikisht hakmarrjen, pra ishin “tulla e hakmarrjes”, kurse një bashkëpunëtore e ngushtë në deklarata u përdor si “fija e hakmarrjes” ku do të lidhej “tulla e hakmarrjes”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



