E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Halit Valteri i bashkohet PS-së në  krah Spiropalit takim me banorët e Kamzës
Publik News

Halit Valteri i bashkohet PS-së në krah Spiropalit takim me banorët e Kamzës

Deputeti Halit Valteri ditën e sotme është shfaqur krah ministres socialiste Elisa Spiropali në një takim me banmorët e bashkisë Kamëz.

Fotot janë publikuar nga vetë deputeti, i cili shprehet se ka qenë ai që e ka ftuar Spiropalin për t’u njohur me problemet e kësaj zone.

“Sot ne Bathore pritem Ministren Spiropali si e deleguar e qeverise per Bashkine Kamez.

Me ftesen time erdhi per te degjuar problemet e kesaj zone.

Nje bashkebisedim me banore ku u ngriten nje sere shqetesimesh dhe problemesh qe ka komuniteti.

Rruga jone eshte e qarte , ti kerkojme llogari cdokujt qe drejton dhe pretendon te qeverise”, shkruan Valteri.

Kujtojmë se Halit Valteri fillimisht krijoi Partinë Lidhja Demokratike Shqiptare me deputetin tjetër Myslim Murrizi, por më pas në një intervistë u shpreh se nuk e di ende me cilën parti do të kandidojë.

Mbetet të shohim nëse ai do t’i bahskohet mazhorancës, duke parë se lëvizjet nga një parti në një tjetër janë bërë mëse të zakonshme.

Ndërkohë në fotot e Valterit shihet se mbledhja është bërë në një ambient të mbyllur dhe pa asnjë masë mbrojtëse, duke thyer rregullat e Komitetit të Ekspertëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.