E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hamasi lëshon numrin më të madh të raketave që pas sulmit të 7 tetorit
Lajme

Hamasi lëshon numrin më të madh të raketave që pas sulmit të 7 tetorit

Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Rripin e Gazës, ushtria izraelite thotë se sirenat e sulmit ajror po bien në të gjithë Izraelin qendror, për shkak të raketave që lëshohen nga Gaza.

“Miliona izraelitë po vrapojnë drejt strehimoreve të mbrojtura nga bombardimet”, tha IDF në X, së bashku me një hartë që tregon vendndodhjet paralajmëruese.

Që prej 7 Tetorit, IDF thotë se mbi Izrael janë hedhur rreth 8000 raketa.

Image

Ndërsa sa i përket sulmit mbi Gaza, më herët, zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha:

“Ne sulmojmë me forcë të madhe. Sonte dhe çdo ditë, sonte tani ka një sulm të rëndësishëm.”

Ndërkohë, gazetari i BBC shprehet se sulmet e mbrëmjes së 5 Nëntorit, mund të jenë më intensivet që nga fillimi i luftës.

Ai thotë se sulmet janë përqendruar në veri-perëndim të Gazës, në kampin e refugjatëve, i njohur gjithashtu si kampi i Shatit, tashmë i bombarduar rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.