E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hanh takohet me Bushatin: Zbatoni reformën në drejtësi
Lajme

Hanh takohet me Bushatin: Zbatoni reformën në drejtësi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një mëngjes pune Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn.

Ministri Bushati u shpreh se vizita e Komsionerit vjen në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë: pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në varësi të progresit në zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në veçanti, Shqipëria e ka lançuar tashmë procesin e Vettingut. Ministri e informoi Komisionerin edhe mbi hapat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare në përmbushje të të gjitha prioriteteve të anëtarësimit dhe konfirmoi vendosmërinë për progres të mëtejshëm. “Këto arritje përbëjnë një bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Ministri.

Komisioneri Hahn vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj, si element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Hahn vlerësoi linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Eropian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.