E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapen kutitë e para për Beratin, vërtetohet një nga pretendimet e LSI
Publik News

Hapen kutitë e para për Beratin, vërtetohet një nga pretendimet e LSI

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, pasi vendosi javën e kaluar të hapë kutitë e 24 qendrave të votimit me materialet zgjedhore në qarkut e Beratit, pas ankimimeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka nisur këtë të hënë në mëngjes hapjen e kutive live. Nga hapja e 6 kutive të para në KAS është vërtetuar, se në njërën prej tyre, mungon raporti i identifikimit elektronik. Pikërisht në kutinë NR. 3446 nuk gjendet raporti PEI, dhe për këtë arsye do të numërohen firmat e të gjithë votuesve nga lista e zgjedhësve.

Kujtojmë se hapja e kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik dhe regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet, për të bërë të mundur rrëzimin ose jo, të pretendimeve të opozitës. LSI ka ngritur pretendimin se në disa prej kutive të votimit mungojnë raportet e pajisjes së identifikimit elektronik PEI, ndërsa në disa të tjera këto raporte janë ngatërruar qëllimisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.