Hapet aksi Thumanë- Kashar, kalimi me pagesë 210 lekë
Ky është segmenti Thumanë-Kashar i cili hapet sot dhe kalimi nëpër të do të bëhet me pagesën prej 210 lekësh. Shumë e kushtueshme si rrugë, dhe tarifa e dytë për shqiptarët e Kosovës dhe veriut të Shqipërisë.
https://www.instagram.com/reel/C8179-WtkIa/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.
Aksi Thumanë- Kashar ka kushtuar 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



