E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet Xhamia e re e Namazgjasë,Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet
Lajme

Hapet Xhamia e re e Namazgjasë,Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, të shoqëruar nga bashkëshortet janë të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Të shumtë janë besimtarët myslimanë që janë të pranishëm në ceremoni.

Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re.

Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri.

Presidenti turk mbërriti me eskortë tek xhamia ku u prit nga disa nxënës shkolle dhe kryeministri Rama së bashku me gruan e tij, Linda Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve”, tha kryeministri Rama.

“Xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ‘unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime’. Frut i lutjeve dhe përpjekjeve dhe besimit islam i dashamirësisë së vëllezërve më çon në 14 nëntor të vitit 2014 kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e  Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e  nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre”, deklaroi Rama.

“Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni por në vëllazëri shqiptare

Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skidën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”-u shpreh Rama.

Ndërkohë në xhami dhe pranë saj janë mbledhur shumë besimtarë dhe qytetarë që ndjekin ceremoninë e inaugurimit.

Disa mijëra besimtarë ndodhen në xhaminë e Namazgjasë, e cila pavarësisht vonesave në vënien në funksion, konsiderohet si një moment i veccantë për të gjithë besimtarët e komunitetit mysliman në Shqipëri.

Gazment Teqja pritet të jetë imami i kësaj xhamie, ndërsa ajo do të menaxhohet nga një fondacion, ku do të jenë pjesë edhe investitori, pra shteti turk, dhe KMSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.