E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapi lokalin dhe mbante  armë pa leje, i vihen prangat durrsakut që shkeli ‘ligjin’ e Covid (VIDEO)
Publik News

Hapi lokalin dhe mbante armë pa leje, i vihen prangat durrsakut që shkeli ‘ligjin’ e Covid (VIDEO)

Një 44 vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka hapur lokalin në kundështrim me aktin normativ për dënimet e Covid, si dhe mësohet se ndërsa qëndronte në të mbante armë pa leje.

Në pranga ka rënë 44 vjeçari E.L të cilit pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë.

Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ, mbante armë zjarri pa leje në lokal, arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri “Beretta”.

Një ditë më parë u arrestua një tjetër shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për përmbushjen e detyrave funksionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe se në lokal kishte dhe armë zjarri, pas në një pune të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë.

Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.