E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj: Nëse rrëzohet demarkacioni, pasojat do të jenë të mëdha
Lajme

Haradinaj: Nëse rrëzohet demarkacioni, pasojat do të jenë të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin ka sqaruar pse kërkon përkrahjen e deputetëve për demarkacionin.

“Pse e kërkoj përkrahjen e juve për demarkacionin. E vërteta e këtij ligji në jetën politike nuk ka nevojë të përshkruhet pasi të gjithë e dimë. Deri sa kem qenë në opozitë në atë që kemi besu kemi shpreh instrumente opozitarë për të kundërshtuar në mënyrë demokratike. Besa kemi krijuar edhe instrument të ri për të kundërshtuar atë që nuk e kemi besu”, tha ai.

Ai e ka folur edhe për punën e komisionit Shtetëror dhe ka falënderuar për punën që ky komision ka bërë, “ky komision e ka përpunuar materien me shumë kujdes”.

Tutje, Haradinaj ka thënë se ka kërkuar përkrahje nga të gjithë akterët për të gjetur zgjidhje për demarkacionin, duke përfshirë “presidentin Thaçi, SHBA, Mali i Zi  në të gjithë ata ku kam pasur mundës”.

“Unë i kërkoj LDK-së votën për këtë projektligj për bindjen që ka pasur më herët, i kërkoj PDK votën në bindjen e tyre të mëhershme, edhe Aleancën i kam kërku votën në mënyrë që t’i korrigjojmë faktet. Shiheni nëse rrëzohet ky ligj procesi për të nxjerr një të drejtë të Kosovës mund të jetë shumë i gjatë. Pse s’po i korrigjoni përpara, do të ishte më e mira e mundshme, unë kam dashtë kështu si po flasim, por Mali i Zi, ka thënë se deri sa s;ka marrëveshje të ratifikime”, ka thënë Haradinaj.

Në fund kryeministri Haradinaj ka thënë se “Nuk është interes i Malit të zi të jetë në sherr më shqiptarët”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.