Haradinaj nuk lëshon pe për demarkacionin: Kufiri është në Çakorr, nuk blej vizat duke falur tokë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se ai nuk i dëshiron vizat për Kosovën duke shitur tokë, duke nënkuptuar ratifikimin e marrëveshjes aktuale të demarkacionit.
Ai tha se është i angazhuar për liberalizimin e vizave dhe nse është optimist, prandaj dhe hapat e zgjidhjes së këtij problem i ka përshpejtuar. Por kryeministri i Kosovës tha se kufiri është në Çakorr, duke shtuar se nuk kërkon hedhjen poshtë të gjithë marrëveshjes port ë bëhen korrigjime.
“Nuk dua të blejmë vizat duke falur tokë, kjo nuk i shkon Kosovës, nuk na shkon neve. Çfarë vednimi të marrë Parlamenti, unë e pranoj, nëse e rrëzon, ashtu siç pritet, unë vazhdoj me hapa tjera. E kam ftuar edhe kryeministrin e Malit të Zi për vizitë. Ne nuk hedhim gjithë marrëveshjen poshtë por të kthehet kufiri në Çakorr dhe Kullë, dhe e ratifikojmë dhe ne. Unë jam shumë i angazhuar për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



