E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj – Ramës:nuk mund të vijnë të na mbajnë leksione!
Lajme

Haradinaj – Ramës:nuk mund të vijnë të na mbajnë leksione!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri komentet gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve.
“I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”.

“Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.