Haradinaj reagon pas padisë së Ramës: Diversion politik që t’i ikë përgjegjësisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka ngritur padi ndaj tij për shpfije, në lidhje me akuzat për shkëmbimin e territoreve. Me një shënim në facebook, Haradinaj shkruan se do të përgatisë përgjigje në padi, ndërsa e ka konsideruar padinë e Ramës si të pabazuar dhe se po e përdor si një “diversion politik, për t’i shpëtuar përgjegjësisë”.
Postimi i plotë:
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.
RH
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



