Haradinaj: S’e kam plan të jap dorëheqje!
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, në lidhje me largimin e Listën Serbe nga koalicioni ka thënë se nuk e ka plan të jep dorëheqje, por do të vazhdojë punën, raporton lajmi.net.
“Parlamenti është i përbërë prej shume Grupeve Parlamentare, Lista Serbe është partner. Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar ndaj qytetarëve serbë, ndaj ministrave, por është procedurë standarde”, ka thënë Haradinaj.
Ai u ka bërë thirrje Listës Serbe që të reflektojnë ndaj vendimit të tyre.
“Dorëheqjen se kam plan me dhënë, punën do ta vazhdojë seriozisht”, ka thënë ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



