Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haradinaj shprehet:
Në takim me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shpreha përkushtimin e Kosovës që të rreshtohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit reciprok, që të përshpejtohet rruga jonë drejt BE-së. Kosova ka shënuar përparime sidomos në sundimin e ligjit, dhe Komisionerit Hahn i kërkova që Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në afat optimal.



