E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haxhia: Astrit Kalaja, një baba i vrarë nga të gjithë ne
Flash

Haxhia: Astrit Kalaja, një baba i vrarë nga të gjithë ne

Pas ekzekutimit tronditës të gjyqtarit Astrit Kalaja, kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ka dhënë një deklaratë të fortë dhe të pazakontë, duke theksuar përgjegjësinë e të gjithë sistemit: drejtësinë, avokatët, shtetin dhe shoqërinë në tërësi.

Në një intervistë për “Top Story”, Haxhia theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të njerëzve dhe kritikoi mungesën e reagimit institucional. Ai u shpreh se kjo ngjarje na kthen në një realitet të hidhur, të mohuar më parë: “Nuk dua të marr flamurin e atyre që kemi thënë më parë, por kjo ngjarje na kthen pas në një realitet që e kemi mohuar. Këtu nuk dëgjohen njerëzit.”

Kreu i Dhomës së Avokatëve përshkroi “terenin makabër” që sipas tij është krijuar nga pakujdesia institucionale, arroganca profesionale dhe mungesa e përgjegjshmërisë.

“Përballemi me një terren makabër që ushqehen nga pakujdesia. Siç kam qenë gjithmonë, hapur, unë jam avokat dhe këtë profesion e kam të shenjtë, këtu jemi fajtorë të gjithë.”

Duke reflektuar mbi tragjedinë personale të gjyqtarit Kalaja, Haxhia u shpreh me dhimbje për atë që humbi shoqëria dhe profesioni.

“Këtë baba, këtë qytetar e vramë të gjithë. Edhe ne avokatët kemi pjesën tonë, avokatët duhet të jenë njerëzorë dhe realë, t’i thonë klientit që nuk bëhet kjo gjë, nëse i thuhet që po bëhet, atij i krijohet një fyerje. Ai ishte njeri që kur shkonte në shpi shkonte që të ishte i qetë.”

Sipas Maks Haxhias, rruga përpara kërkon përgjegjësi dhe reflektim të thellë për të ndalur ngjarje të tilla tragjike që godasin jo vetëm individin, por gjithë sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.