“Hë mo tigër”, dalin mesazhet që “fundosën” efektivët e policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masa sigurie ndaj gjashtë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe një shtetasi civil, në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”, i zhvilluar në qarqet Elbasan dhe Korçë.
Sipas hetimeve, efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar dosjen hetimore, ku rezulton se gjatë veprimeve hetimore është administruar akti i ekspertimit teknik të celularëve të sekuestruar. Nga këqyrja e tyre janë zbuluar biseda të zhvilluara në aplikacionin “WhatsApp” mes punonjësve të policisë E.P. dhe R.T., me përmbajtje të qartë organizimi dhe ushtrimi të lojërave të fatit.
Pjesë nga bisedat e dokumentuara në dosjen hetimore:
Polici me inicialet E.P.:
He mo tiger se të thashë me vëll dy skedina po i vuna tjetër kund se më vonove
Polici me inicialet R.T.:
Iken 200 mij lek
Polici me inicialet E.P.:
Naj ndeshje të sigurt
Polici me inicialet R.T.:
Argjentina 2/3 plus Mexica 2/plus 70 mij lek… mos na ven skedina fituse o boss ta marrim të qet atë %
Polici me inicialet E.P.:
Un kam lujt nja dy ndeshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina
Polici me inicialet R.T.:
Jam 3.7 plus… Nuk du me i prek ma
Polici me inicialet E.P.:
Jo mos maj shpresa te shefi t’paktën deri nga mesi mujit
Polici me inicialet R.T.:
Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogaritë n’fund muji
Polici me inicialet E.P.:
Jam tu i marr borxh 1 milion
Polici me inicialet R.T.:
Ti je pronari nr 1
Polici me inicialet E.P.:
Ej nesër duhet me dorëzu leket e llotos
Polici me inicialet R.T.:
Zemra
Polici me inicialet E.P.:
Kshu që po erdhe të pimë kafe… thuj të rrijë ai, ja japim i 5 mij leksh ma shumë a 10 ja jap un
Polici me inicialet R.T.:
Thash se nesër duhet me shku me ba dorëzimet e lekve
Polici me inicialet E.P.:
Ok se i them un për këtë nuk ka problem
Polici me inicialet R.T.:
Po për leket e llotos
Polici me inicialet E.P.:
A i ka çu?
Polici me inicialet R.T.:
Iliri
Polici me inicialet E.P.:
Po
Polici me inicialet R.T.:
Ke edhe ti 1 milion e 50
Polici me inicialet E.P.:
1 milion o jet
Polici me inicialet R.T.:
50-tëshja është e këtij muji
Polici me inicialet E.P.:
50 janë të mujit
Polici me inicialet R.T.:
Që kena hy… e i kam leket po i kam than atij shokut që ia kam marrë kur i çova 2.2 milion
Polici me inicialet E.P.:
Pasnesër duhet me çu leket e llotos
Nga sa rezulton në dosje, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasit E.P. dhe R.T., të dy punonjës të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Po ashtu, E.P. ka bashkëpunuar edhe me shtetasin I.T. në kryerjen e kësaj vepre penale.
Sipas të dhënave zyrtare, R.T. është punonjës i Policisë së Shtetit që prej datës 16.05.2016 dhe aktualisht mban funksionin Specialist për Krimet në Zonën Policore Nr. 16, pranë Stacionit të Policisë Manëz, Komisariati i Policisë Durrës. Ndërkohë, E.P. ndodhet me masë sigurimi “Arrest në burg” për këtë procedim penal dhe dyshohet gjithashtu për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 109/b/2 dhe 283/1 të Kodit Penal.
Hetimet kanë ngritur dyshime të bazuara në prova se punonjësit e policisë E.P. dhe R.T., në mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, konkretisht nenin 17, i cili parashikon detyrimin për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale.
Masat e sigurisë janë ekzekutuar për:
-
Nënkomisar R.T., Specialist për Krimet, Stacioni i Policisë Manëz, Durrës
-
Inspektor E.K., Ndihmës Specialist/Kontrollor, PKK Morinë, DVKM Kukës
-
Komisar D.S., Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në volum, Komisariati Devoll
-
Nënkomisar A.M., Përgjegjës turni, PKK Morinë
-
Inspektor G.B., Ndihmës Specialist/Kontrollor, PKK Morinë
-
Inspektor E.D., trupë shërbimi operacional në Njësinë Speciale “RENEA”
-
Shtetasi civil I.T., banues në Tiranë
Në dosje janë dokumentuar gjithashtu biseda mes E.P. dhe shtetasit I.T., ku flitet për ndarjen e fitimeve, përqindjet dhe menaxhimin e faqeve të basteve online.
Pjesë nga komunikimet:
Polici me iniciale E.P.:
Degjo, te faqja që je menager. Përveç pjesës që është 50 me 50 ka edhe % për lëvizjen dhe 20% për fitimet
Shtetasi me iniciale I.T.:
Mu do me më japësh 405, t’ia çoj atij 200, timet mbaji se janë të tutat se t’pata marrë 200 për kushon. Janë 932 gjithsej
Polici me iniciale E.P.:
466 i do ai djali
Shtetasi me iniciale I.T.:
Ok
Polici me iniciale E.P.:
Un e ti kemi nga 233
Shtetasi me iniciale I.T.:
He mo vlla a fole për lekt
Polici me iniciale E.P.:
Po fola pra, do i sjelli nesër. Po mirë se po ashtu t’i jap unë, mos e vrit mendjen
Shtetasi me iniciale I.T.:
Është blloku linku i faqes
Polici me iniciale E.P.:
Po të hap një tjetër
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



