E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helikopteri i Kobe Bryant fluturoi në mjegull
Publik News

Helikopteri i Kobe Bryant fluturoi në mjegull

Helikopteri i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant fluturoi në mjegullën e dendur, pavarësisht se policia e Los Angeles kishte ulur flotën e saj në tokë. Sipas Daily Mail, helikopteri Sikorsky S-76, ku ndodhej 41-vjeçari, mori flakë pasi u rrëzua.

Bashkë me të në helikopter ishte edhe vajza 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se helikopteri nisi të kishte probleme mbi kopshtin zoologjik të Los Angeles. Këto të dhëna sugjerojnë se moti po përkeqësohej.

Policia e qytetit tha se flota e tyre ajrore ishte ulur për shkak se situata e motit nuk plotësonte kushtet minimale për fluturim.

Piloti i helikopterit nuk dha ndonjë sinjal alarmi, edhe pse po fluturonte shumë ulët dhe kulla ia kishte vënë në dijeni këtë. Një dëshmitar tha se nuk ka dëgjuar ndonjë anomali me motorin.

Hetimet po vazhdojnë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.