E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmimi në gjimnazin e Fierit, pranga nxënësit 19-vjeçar që dyshohet se hodhi sprajt
Lajme

Helmimi në gjimnazin e Fierit, pranga nxënësit 19-vjeçar që dyshohet se hodhi sprajt

Një tjetër nxënës i shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet si autor i hedhje së sprajtit që shkaktoi helmimin e mbi 60 nxënësve të tjerë dhe 2 mësuesve.

Nxënësi i arrestuar me inicialet Xh.B, 19-vjeç dhe me banim në Levan, në vitin e tretë të kësaj shkolle.

Njoftimi i Policisë:

Procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 04 mars 2020.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 04 mars 2020, në një shkollë të mesme në Fier, proceduan penalisht shtetasin:

Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA” në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.