E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heroi i heshtur Arjan Sala, shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Publik News

Heroi i heshtur Arjan Sala, shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Arjan Sala, 32 vjeçari që humbi jetën në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”, shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ministri Niko Peleshi ka firmosur pak më parë vednimin për Salën.

Arjan Sala mbeti i bllokuar më datë 24 mars në magazinën e qendrës tregtare, ku hyri për të shpëtuar kolegët e tij. Pas tre ditësh kërkime intensive, 32 vjeçari u nxor i vdekur nga magazina.

Kryeministri Rama do të shkojë personalisht në shtëpinë e familjes Sala për t’i dorëzuar titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”, për djalin që humbi jetën në moshë të re. Arjan Sala ishte i martuar dhe kishte një fëmijë 2 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.