“Heroi” i KESH -it nget furgon nga Tirana në Vau Dejes me një dorë
Një histori të pazakontë i treguan korrespondentes së ‘PUBLIK.live’ në Shkodêr.
Automjeti tip furgon që shikoni në foto është i KESH Korporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe thuajse dy herë në muaj bën rrugën Tiranë- Vau i Dejës. Ky autojet drejtohet nga nje punonjës i kësaj kompanie me nje pervojë të gjatē zoti Abedin Berberi. Madje punonjësi në fjalë ka krahun e djathtë të paralizuar dhe drejton këtë automjet prej vitesh me një dorë.
Nuk e besuam derisa bëmë investigimin e duhur.
Po punonjësi në fjalë prej vitesh drejton mjetin me një dorë. Një hero i vertetë! Por a nuk duhen bërë disa pyetje të thjeshta:
1- Burimet njerëzore të KESH e dinë prej vitesh dhe e lënë fatin e punonjësve të tjere në vetëm njërën dorë të Abedinit?
2- Po drejtoria e lëshimit të patetave e ka raportin mjekësor të shoferit Abedin Berberi?
3- Nese i prishet një gomë në kaskadën e hidrocentralit , si do ja bëjë shoferi?
4- A nuk është e mundur qe të sistemohet në një vend më të lehtë personi në fjalë nga administrata e KESH?
Duke patur parasysh pasojat e rrezikshme nga udhetimi në kushte të vështira shëndetësore i bëjmë thirrje personalisht drejtorit të KESH zotit Benet Beci që të sistemojë punonjësin duke parandaluar aksidentet dhe mbrojtur jetën e punonjësve të tjetë që udhëtojnë me Abedinin.
Jona Casli, Shkodër
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



