Hetim për 25 protestues…edhe Robert Aliaj dhe Edmond Tupe në polici!!!
25 persona janë proceduar nga Policia në lidhje me protestën e studentëve që dje në ditën e tetë të saj u përshkallëzua deri në bllokim të rrugëve në Tiranë.
Mes tyre janë edhe artisti Robert Aliaj dhe profesori Edmond Tupe, të cilët u gjendën pranë studentëve duke mbështetur kauzën e tyre për më shumë buxhet ndaj arsimit, përmirësim të kushteve dhe ulje të tarifave.
Në një prononcim për “BalkanËeb”, Robert Aliaj tha se procedimi ndaj tij është absurd, pasi ai nuk ka marrë pjesë dje në protestë dhe ka qenë në palestër në orën 10:00. Procedimi sipas tij bëhet për të njollosur emrin e tij dhe për të destabilizuar çështjen e studentëve.
“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore. Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”- tha Robert Aliaj.
Sipas policisë, Robert Aliaj së bashku me 22 persona të tjerë, përfshirë profesorin Edmond Tupe dhe disa aktivistë akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Mes të proceduarve janë edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.
Zyrtarisht mësohet se më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për:
1. Edmond Tupe,
2. Robert Aliaj,
3. Altin Goxhaj,
4. Mirela Ruko,
5. Klodian Leka,
6. Estela Nazarko,
7. Xhuljano Bregasi,
8. Henri Fero,
9. Liri Guci,
10. Gentian Doci,
11. Malbor Duka,
12. Nehbi Bushaj,
13. Klajdi Bello,
14. Redi Muci,
15. Luan Myrtaj,
16. Erdi Bërxulli,
17. Agron Pepaj,
18. Migen Qiraxhi,
19. Bledar Hysa,
20. Adriatik Lapaj,
21. Nerid Shehu,
22.Bislim Lakna
23. Gaetano Doci (LSI)
24. Andrea Gjini (LSI)
25. Kristina Tonaj (FRPD)

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



