E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetim për stafin e punësuar në universitete
Lajme

Hetim për stafin e punësuar në universitete

Ministria e Arsimit ka vendosur të nisë hetim në lidhje me pedagogët dhe stafin në tërësi të punësuar në universitete, pasi sipas ligjit nuk duhet të ketë më shumë se 33% staf në raporti me numrin e studentëve.

Ky vendim i ministrisë erdhi pas kërkesës që kanë bërë universitete për rritjen e fondit për pagat e pedagogëve.  Ligji parashikon që çdo universitet të në raport me numrin e studentëve të mos ketë më shumë se 33% staf.

Ishte Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla që e deklaroi dje këtë hetim, kur po diskutohej buxheti i Arsimit 2019 në komisionin e Ekonomisë.

“Ne jemi duke investiguar dhe duke monitoruar, – tha Nikolla, –  gjithë punën që kanë bërë qoftë bordet e administrimit, administratorët, por qoftë edhe linja akademike, rektor, dekan, shefat e departamentit, atë që është struktura e universitetit sepse na rezulton që në disa universitete publike është tejkaluar norma e punonjësve administrativë apo punonjësve ndihmës akademikë mbi 33% sa ç ‘parashikon ligji, gjë që pamundëson buxhete që lidhen qoftë me kërkimin, zhvillimin, qoftë edhe me pagën e pedagogëve”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.