E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet/ Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli e fillon muajin në SPAK
Lajme

Hetimet/ Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli e fillon muajin në SPAK

Sot Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të çelur për shpërblimet e tërmetit.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Sulin të japë shpjegime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.