Hetimet ndaj Bufit të Roskovecit /SPAK kërkon nga ‘Piranjat’, audio-përgjimet për kryebashkiaken
Pas një muaji nga publikimi i audio-përgjimeve të emisionit ‘Piranja’ për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufit, ku shfaqej duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante, SPAK është vënë përfundimisht në lëvizje.
Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka reaguar me një shkresë, ku kërkon nga emisioni ‘Piranjat’ pamjet filmike audio dhe bruto që lidhen me Bufin dhe që i përkasin datave 5 dhe 12 maj 2023.
Emisioni ‘Piranjat’ ka dokumentuar me video shkeljen e ligjit dhe manipulimin e votës. Kryebashkiakja Bufi u zbulua duke diskriminuar arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike, ndërsa po ashtu kishte intimiduar sanitaren në shkollën e fshatit Suk. Në përgjimet e tjera, ajo kishte kërcënuar një demokrat për shkak të bindjeve politike.
Dosja.al raporton për kërkesën e SPAK dhe për faktin se ‘Piranjat’ ishte i gatshëm të ofronte informacionin e tyre që në muajin e kaluar, por kishte pritur pa përgjigje nga institucioni.
Tashmë, ky është një moment kritik, ku pritet të shihen veprimet e institucionit ndaj kryebashkiakes Bufi. SPAK ka në dorë detyrën e kryerjes së hetimit dhe zhvillimit të procedurave të nevojshme përballë kësaj ngjarjeje, duke i dhënë rëndësinë e duhur çështjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



