Hetimet për Adriatik Llallën/ Arta Marku: Nuk ka përgjigje nga amerikanët dhe gjermanët. Flet edhe për dosjen e Rinasit
Hetimet por ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vazhdojnë dhe po zvarriten, por po priten letër-porositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Deklarata bëhet nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.

Ajo nuk preferoi të komentonte punën e paraardhësit të saj. “Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim. Hetimi për kryeprokurorin”, tha Marku.
Duke folur për dosjen e grabitjes në Rinas, ajo tha se është thuajse e zbardhur.
“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”, u shpreh.
Prokurorja e përkohshme e Përgjithshme Arta Marku teksa flet për dosjen Shullazi që bëri bujë vitin e shkuar për shkak të refuzimit nga një numër i madh prokurorësh, tha se ata u stepën.
E pyetur në “Open” në Top Channel, nëse pati presione nga grupi i Shullazit, kryeprokurorja tha se nuk kishte dijeni.
“Prokurorët duhet të shkonin me kërkesa përfundimtar për dënim të të pandehurve. Gjatë kësaj periudhe, prokurori i çështjes dërgon një shkresë zyrtare ku thoshte se nuk dihej se kur do të kthehej. Për këtë arsye, drejtuesja e Krimeve të Rënda duhet të hidhte shortin për të përfaqësuar këtë çështje. Një pjesë e tyre refuzuan të marrin pjesë.
-U fol për konflikt fizik?
Nuk e di këtë. Flitet shumë. Unë kam marrë informacion zyrtar për këtë çështje dhe kam konstatuar se mënyra se si janë sjellë prokurorët nuk është etike dhe kam ndërmarrë masa disiplinore. Të njëjtët prokurorë, edhe këta që refuzuar dosjen Shullazi kishin marrë pjesë në dosje të tjera që ishin nga prokuroria. Unë mendoj që prokurorët për shkak të natyrës së çështjes u stepën.
-Ka pasur presion nga Shullazi?
Nuk mund ta them këtë. Për presione të kësaj natyre nuk jam vënë në dijeni dhe asnjë prej prokurorëve nuk e ka ngritur këtë pretendim. Dosja ishte e rëndësishme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



