Hetimet për Ardit Gjoklajn, Veliaj përtypet kur pyetet nga gazetari
Mbi 1 vit ka kaluar nga vdekja tragjike e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe një kontrate abuzive mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë që menaxhonte mbetjet.
I ftuar sot në Top Story, kryebashkiaku Erion Veliaj u pyet për hetimet për vdekjen e 17-vjeçarit. Por Veliaj u përtyp 2-3 herë dhe mezi nisi të nxirrte fjalët nga goja. Ai tha që kjo i takon prokurorisë, dhe pyesni këtë institucion sesi vijojnë hetimet.
Balla: Si ka mundësi që pas më shumë se 1 viti, sot e kësaj dite nuk ka asnjë përgjegjës për vdekjen e Arditit?
Veliaj: Kjo është një pyetje për prokurorinë dhe jo për mua.
Balla: Por a ka penguar hetimet Bashkia e Tiranës?
Veliaj: Ne kemi qënë të hapur, për çdo informacion apo dokument. Jemi akoma të hapur për prokurorinë.
Ardit Gjoklaj humbi jetën në fillim të muajit gusht 2016, në orët e para të mëngjesit, ku një ekskavator e shkeli për vdekje. Gazetarë investigativë të cilët më pas u pushuan nga puna, zbuluan një sërë skandalesh të kontratës mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë “3 R” që menaxhonte landfillin e Sharrës. Pak muaj para vdekjes së Arditit, Veliaj u bënte thirrje të rinjëve që të vijnë e të punësohen në plehrat e Sharrës.
Sot, hetimet për këtë ngjarje të rëndë nuk dihet sesi kanë përfunduar. Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë “3 R”. Sot e kësaj dite, Erion Veliaj nuk ka kërkuar ndjesë për vdekjen e 17-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



