E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për Gentian Hoxhën: Ja ku shiten bombat me celular
Lajme

Hetimet për Gentian Hoxhën: Ja ku shiten bombat me celular

Zbardhen detaje të reja nga grupi hetimor për personin e arrestuar që përgatiste mina me celularë në kryeqytet. Gentian Hoxha, dyshohet se lëndën shpërthyese e siguronte në qytetin Fushë-Krujës. Gjithashtu edhe tregu kryesor për shitjen e bomabave është Fushë-Kruja, Durrësi dhe Kruja, pohojnë burime nga policia kriminale e Tiranës, të cilave u referohet ABC News.

Në biznesin e tij të marrë me qira, 34-vjeçari, kishte përshtatur një dhomë të dytë për të punuar i qetë dhe për t’u kamufluar sa më mirë nga policia. Pikërisht në atë dhomë u gjet laptopi, një sasi tritoli, bashkë me fitilat zjarrëpërcjellës që përdoren për krijimin e minave me celularë.

Uniformat blu, sekuestruan në tavolinën e punës së Gentian Hoxhës edhe një mikroskop si edhe disa kapsolla që përdoren për ndezjen e në distancë nëpërmjet telefonit të lëndës shpërthyese.

Provat materiale të sekuesetrua në biznesin e 34-vjeçarit janë dërguar në laboratin e policisë shkencore për të vërtëtuar nëse mekanizmat shpërthyese që prodhonte Gentiani ishin përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale, e cila ka mbetur e pazbardhur. Pavarësisht se e kaloi gjendjen kritike për jetën, oficerët e policisë gjyqësore ende nuk kanë mundur ta marrin në pyetje Hoxhën. Personi që mbeti i palgosur pasi ishte duke montuar një mine me celularë në dyqinin e tij në rrugën “Pjetër Budi”, nuk mund të flasë dhe të dëgjojë sipas mjekëve, pasi ka shumë dëmtime në kokë e gjymtyrë. Në tregun zi, çmimet për bombat me celularë shiten nga 700 euro deri në 1500 euro.

 
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.