E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për privatuimin e Kompleksit Partizani, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në SPAK
Publik News

Hetimet për privatuimin e Kompleksit Partizani, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sot në SPAK.

Mësohet se ish ministri do të merret në pyetje lidhur me hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme për tragjedinë e Gërdecit.

Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’. Mediu është thirrur si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës, ndërsa akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

Ish-ministri u paraqit në SPAK në orën 10:00, për të dhënë shpjegime para prokurores Enkeleda Millonai mbi procedurat për privatizimin e ish-kompleksit. Prokurorja urdhëroi paraqitjen e detyrueshme të Mediut, për të dhënë të dhëna të dobishme për këto hetime.

Sipas prokurores, nëse ish-ministri nuk do të paraqitej, ai do duhej të shoqërohej në mënyrë të detyrueshme nga policia për të dhënë sqarime. Prokuroria po kryen hetime mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Balla. Ai ka kallëzuar disa zyrtare dhe ish-zyrtarë, përfshi ish-kryeministrin Berisha, Arben Imamin dhe Jamarbër Maltezin, duke i akuzuar ata se përmes shkeljeve kanë privatizuar kompleksin. Më herët është paraqitur Balla, ku ai thuhet se ka dhënë prova të reja, për atë që ai e ka quajtur skandal.

Gazetarja ka siguruar dhe kërkesën që kreu i SPAK, Arben Kraja i ka dërguar Kuvendit, ku kërkohej marrja në pyetje të Mediut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.