E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për pastrim parash, SPAK thërret Tom Doshin për deklarime
Lajme

Hetimet për pastrim parash, SPAK thërret Tom Doshin për deklarime

Një hetim për pastrim parash ndaj një grupi kriminal, ka bërë që SPAK të thërras për deklarime Tom Doshin.

Ish deputeti dhe kreu i Partisë Social Demokrate Doshi prej orës 9.45 ndodhet në prokurori.

WebLajm.com mëson se ky hetim përfshinë disa biznesmenë, politikanë dhe bankierë në vend.

Pasi ka dalë nga SPAK, kreu i PSD Tom Doshi ka thënë se ka qenë i thirrur për zgjedhjet në Rrogozhinë.

Ai tha se ka bërë një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe se ai person që ka takuar, ka qenë në përgjim.

“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do votojë për shkrirjen e SPAK, Doshi theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë. Ai shtoi se e mbështet reformën në drejtësi.

“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi./ WL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.