E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet për Veliajn, SPAK kontroll gruas së Elman Abules. Lidhja e Nitos me Ajola Xoxën
Uncategorized

Hetimet për Veliajn, SPAK kontroll gruas së Elman Abules. Lidhja e Nitos me Ajola Xoxën

Marisa Nito, bashkëshortja e Elman Abules, një prej miqve të besuar të Erjon Veliajt, është në listën e personave për të cilët Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK ka urdhëruar kontroll personal, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

SPAK është duke hetuar nën dyshimet për veprën penale të korrupsionit ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij të afërt. Prokuroria e Posacme dyshon se familjarët e Veliajt kanë pranuar rryshfet nga individë apo shoqëri që kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë e Tiranës. Në mesin e personave që do të kalojnë në sitën e SPAK është dhe bashkëshortja e Abules.

Marisa Nito, sic del nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet e saj sociale rezulton se është ndër mikeshat e ngushta të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt. Ndaj duket se është pikërisht lidhja e saj me Xoxën që ka bindur gjykatën që të urdhërojë kontrollin personal të saj.

Sic është bërë tashmë publike është sekuestruar celulari i Ajola Xoxës, qendra Harabel, kompanitë e saj, shtëpitë e vëllait të Erjon Veliajt dhe kompania Gogël e Arbër Veliajt. Kontrollet e SPAK janë goditur në gjykatë si të paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.