E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HETIMET/ Vrasja e Bilalit në Tiranë, kush është i arrestuari dhe roli në krim (EMRI)
Lajme

HETIMET/ Vrasja e Bilalit në Tiranë, kush është i arrestuari dhe roli në krim (EMRI)

Një person është ndaluar nga policia e Tiranës lidhur me vrasjen e Arben Bilalit në Tiranë. I ndaluari mbrëmjen e djeshme është Arben Tirana (Xhetani), 43 vjeç dhe me precedentë të mëparshëm.

Xhetani dyshohet se ka ndihmuar ekzekutorët në sigurimin e makinës që u përdor në vrasje. Ai është me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes së automjeteve.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen, dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të vrasjes së shtetasit A.B, në bazë të urdhërit të ndalimit të  lëshuar nga Prokurori, u bë kapja dhe  ndalimi i  shtetasit në kërkim A. T (Xh), 47 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Arben Bilali u ekzekutua me 14 plumba pranë banesës së tij në zonën e “Selitës” në Tiranë, paraditen e 30 janarit. Ndaj tij u qëllua nga një makinë në lëvizje, teksa Arben Bilali ishte duke ecur.

Momenti i atentatit

Ngjarja dyshohet të jetë kryer për hakmarrje ndërsa Bilalit më herët përgjatë viteve 1998 dhe 2010 i kanë vrarë dhe dy vëllezër të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.