E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimi i “CEZ-DIA”, Berisha: Rama po bën ‘gjueti shtrigash’, kur dosja ishte gjykuar e bëri Ilir Metën President
Lajme

Hetimi i “CEZ-DIA”, Berisha: Rama po bën ‘gjueti shtrigash’, kur dosja ishte gjykuar e bëri Ilir Metën President

Pak ditë pasi Ilir Meta u thirr në SPAK për dosjen CEZ-DIA, ish-kryeministri Sali Berisha tha se çështja është gjykuar një herë dhe se ka pasur të dënuar. Sipas tij, çështja ka prapavijë politike.

“CEZ-DIA është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje për të cilën kanë bërë burg persona të implikuar për këtë çështje. Të mendoj unë se s’ka politikë këtu, unë naiv nuk jam. Dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë dhe ishte bërë proces gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi Ilir Metën për President. Çdo njeri ka të drejtën e ligjshme ta vlerësojë si një veprim politik.

Në qoftë se dokumentet tregojnë se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, unë nuk gjykoj që dosja të bëhej pa të dhe tjetri të dënohej me burg, unë nuk mund të besoj diçka tjetër. Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama”, theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.