E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimi për inceneratorët, Rama me batuta dhe ironi para Komisionit: E kuptoj që “Big Brother” ka krijuar një audiencë
Lajme

Hetimi për inceneratorët, Rama me batuta dhe ironi para Komisionit: E kuptoj që “Big Brother” ka krijuar një audiencë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për PPP-në e Inceneratorëve. Teksa kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaka e pyet për koncensionin e inceneratorëve dhe zyrtaret e implikuar, kreu i qeverisë tha se nuk ka ardhur të zbardhë atë që sipas tij PD e quan si aferë, pasi kjo sipas tij është opinion i opozitës.

Rama: Sa i përket komentit tuaj ju sapo e shkelët ligjin, ju folët për aferë, unë nuk kam ardhur për të zbardhur ndonjë aferë. Afera është në opinioni tuaj që e keni shprehur në parlament, tv, rrjetet sociale, por këtu nuk mund ta shprehnin, sepse jeni anëtarë të një komisioni që ka thirrur një dëshmitar, Opinionet tuaja shprehini në raport. Unë nuk kam ardhur për asnjë aferë.

Tabaku: A është Lefter Koka që ka përfituar 4 mln euro?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë Lefer Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të qeverisë së Shqipërisë, nuk e njoh si ndonjë pronar përfitues.

Tabaku: A është Alqi Bllaku që përmes babait të tij ka përfituar 150 mijë dollarë, një pronar përfitues për  këtë koncesion?

Rama: Sapo shkelët përsëri ligjin. Ju keni krijuar një opinion, mbajeni për vete dhe shkruajnë në opinion. Faktet janë që të ballafaqojmë bazuar në dokumente dhe jo në opinione. Nuk shoh asnjë lidhje mes pyetjeve dhe rolit që kam ardhur këtu.

Tabaku: Zoti kryeministër, zoti dëshmitar, zoti Rama, a është Arben Ahmetaj një mik i afërt me tre përfituesit e inceneratorëve?

Rama: Unë e kuptoj që Big Brother  ka krijuar një audiencë, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë, nuk janë të parashikuara në dispozitat e Kryeministrit. Meqë ju mu drejtuar si kryeminister, si Rama dhe si deshmitar, po ju them:

Si Kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë tuaja

Si dëshmitar mendoj se po shkelni ligjin.

Si zoti Rama ju them se jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë pantallona e shkurtra në kohë dimri, se çfarë bëjnë të tjerët kam refuzuar të jap llogari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.